Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Feja e vërtetë e Zotit
Feja e vërtetë e Zotit
Cilat janë rregullat e fesë vërtetë? Si duhet të jetë lidhja mes Krijuesit dhe krijesës? Si ta njohësh Zotin tënd, që ta adhurosh dhe ta pasosh rrugën e Tij të drejtë? Autori iu përgjigjet këtyre dhe shumë pyetjeve tjera me shembuj të qartë dhe gjithashtu sjell citate nga librat e shenjtë të ithtarëve të librit. Libri në shqip përfundon me një rezyme rreth biografisë së autorit i cili edhe është një nga thirrësit e mirënjohur.Autor : Bilal Filips
Rishikim : Bahri Curri
Source : http://www.islamhouse.com/p/314448
Random Books
- Një mesazh i vetëm!Ky libër flet për mesazhin e vetëm me të cilin janë ngarkuar tërë pejgamberët dhe të dërguarit që nga koha e Ademit e deri te pejgamberi ynë, Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Si dhe dallohet për shkak të vërtetimit të njëshmërisë së Allahut – monoteizmit përmes librave të krishterëve dhe jehudëve (Dhjata e vjetër dhe e re), të cilat i posedojnë tash para vetes.
Autor : Naxhi b. Ibrahim El Arfexh
Përkthim : Bledar Haxhiu
Source : http://www.islamhouse.com/p/314454
- Bisedë e përditshme - Shqipe, Angleze dhe ArabeKy libër përmban fjalë dhe biseda në gjuhët: shqip, anglisht dhe arabisht. Libri është i përpiluar për nivelin e fillestarëve dhe ju ndihmon t’i thellojnë njohuritë e tyre në këto gjuhë si dhe të bëjnë krahasim mes tyre.
Autor : Fehim Dragusha
Rishikim : Një grup recenzuesish
Source : http://www.islamhouse.com/p/329560
- Shefati, ndërmjetësimi në Ditën e GjykimitKy libër shtjellon një ndër tematikat më të rëndësishme të akides e që është: “Shefati - Ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit” dhe në shtjellimin e së cilës kanë devijuar grupe të shumta. Autori sjell besimin e Ehlu Sunetit rreth Shefatit, i cili është besimi mesatar dhe i vërtetë në këtë çështje. Shejhu i nderuar e trajton këtë temë përmes disa kapitujve, si: Kuptimi i shefatit dhe argumentet që e vërtetojnë atë dhe dallimi mes shefatit në këtë botë dhe në tjetrën, llojet e shefatit të Pejgamberit (alejhis salatu ues selam) dhe kush bën shefat përveç tij, kushtet e shefatit dhe shkaqet e përfitimit të tij dhe në fund flet rreth shefatit sipas kundërshtarëve të Ehlu Sunetit dhe përgjigja ndaj tyre.
Autor : Nasir b. Abdurr-Rrahman El Xhudej
Rishikim : Justinian Topulli
Përkthim : Altin Plumbi
Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/354324
- Tre parimetSi ta njohësh Allahun? Si ta njohësh fenë tënde? Si ta njohësh të dërguarin tonë Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)? Këto janë tri parimet në të cilat përgjigjet autori në këtë libër të thjeshtë në volumin e tij por, të argumentuar në përmbajtjen e tij.
Autor : Muhamed b. Abdul Vehab
Rishikim : Enes Goga - Mehdi Goga
Botuesi : Uebfaqja e Universitetit Islamik në Medinën e Ndritshme
Source : http://www.islamhouse.com/p/228
- Ndihmëtar për kuptimin e xhuzit të tridhjetëNdihmëtar në kuptimin e xhuzit të tridhjetë: Ky libër veçohet për: 1. Komentin e qartë të pjesës së fundi të Kuranin, larg paqartësive dhe mospajtimeve duke qenë kësisoj i përshtatshëm për të gjitha nivelet. 2. Të shprehurit e qartë të autorit sidomos në sqarimin e kuptimit të përgjithshëm. 3. I ka ndarë kaptinat e gjata në pjesë ashtu që të jetë më i lehtë studimi dhe kuptimi i tyre. 3. I ka sqaruar fjalët e nevojshme për sqarim ashtu siç janë përmendur në sure. 4. Pas çdo pjese sjell pyetje dhe ushtrime rreth asaj që është prezantuar në atë pjesë.
Autor : Zejd Umer Abdullah El Is
Source : http://www.islamhouse.com/p/306582