Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Bazat e Teuhidit - Monoteizmi Islam
Bazat e Teuhidit - Monoteizmi Islam
Tevhidi, njësimi i Zotit, është thelbi i besimit islam. Njerëzit janë të urdhëruar ta zbatojnë këtë koncept në tokë, në çdo hap të jetës, që nga ditët e Ademit. Në këtë libër fillimisht sqarohen kategoritë e tevhidit e më pas libri në mënyrë të qartë flet për kategorinë: Tevhidul – Ibade (Njësimin e Allahut në adhurim) dhe sqaron rëndësinë e tij pasi që të gjithë Pejgamberët (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi ta) kanë thirrur në të. Libri flet për bindjet dhe veprat e njerëzve të cilat bien në kundërshtim me të, e të cilat fatkeqësisht janë shumë të përhapura në mesin e muslimanëve edhe në ditët e sotme.Autor : Bilal Filips
Source : http://www.islamhouse.com/p/314440
Random Books
- Teuhidi dhe ShirkuTeuhidi dhe Shirku: Në këtë libër hoxha i nderuar, Muhamed Xhemil Zejno (Allahu e mëshiroftë), sqaron rëndësinë dhe vlerën e teuhidit – njësimit të Allahut dhe dëmin e shirkut – adhurimit të dikujt tjetër pos Allahut. Ai gjithashtu sqaron shirkun e madh dhe llojet e tij si dhe shirkun e vogël me llojet e tij, ku dhe tërheq vërejtjen nga disa forma të tyre të cilat i veprojnë njerëzit.
Autor : Muhamed Xhemil Zejno
Rishikim : Ekrem Avdiu
Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com
Source : http://www.islamhouse.com/p/332075
- Kurani i madhërishëmKy botim i Kuranit të madhërishëm në shqip përmban përkthimin e domethënieve të Kuranit nga Prof. Hasan I. Nahi (Allahu e mëshiroftë). Prof. Hasan Nahi ishte një ndër hoxhallarët më të shquar të kohës së tij dhe ndër të vetmit që shkollimin superior e kishin kryer jashtë vendit. Sipas disa kritikëve përkthimi i tij konsiderohet si një ndër përkthimet më autentike të Kuranit në shqip.
Përkthim : Hasan I. Nahi
Botuesi : Instituti Shqiptar i Qytetërimit dhe Mendimit Islam - http://www.aiitc.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/332470
- Mburoja e muslimanit - Lutje nga Kurani dhe SunetiMburoja e muslimanit është një libër i begatë që përmbledh lutjet dhe dhikrin (përmendjen e Allahut) për të cilin ka nevojë muslimani gjatë ditës dhe natës si dhe në raste të ndryshme me të cilat përballet gjatë jetës së tij. Ky libër është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe atë në miliona e miliona ekzemplarë, vetëm në islamhouse ekziston në më tepër se 30 gjuhë.
Autor : Seid b. Ali b. Vehf El Kahtani
Rishikim : Driton Lekaj
Source : http://www.islamhouse.com/p/354804
- Dyzet Hadithe nga Imam NeveviuKy është një ndër librat e shkurtra (El Metn) më të njohura. Këto dyzet hadithe janë të përmendura pa zinxhirin e transmetimit dhe përfshinë fusha të ndryshme islame, ku çdo hadith prej tyre konsiderohet si një bazë madhështore e bazave të fesë. Çdo musliman duhet t’i dijë këto hadithe për shkak të rëndësisë së mësimeve të cilat i përmbajnë.
Autor : Ebu Zekerija En Nevevi
Rishikim : Driton Lekaj
Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com
Source : http://www.islamhouse.com/p/354802
- Ramazani muaji i AllahutArtikuj të shumtë, udhëzime të ndryshme, përfshirje e suksesshme e një sërë tematikash që lidhen me Ramazanin dhe agjërimin e tij. Ky libër i përzgjedhur ju mundëson të njiheni me një sërë dispozita, urtësi dhe meditime rreth këtij muaji të bekuar.
Autor : Një Grup Hoxhallarësh
Rishikim : Driton Lekaj
Source : http://www.islamhouse.com/p/231890