Shqip - Suretu Kurejsh - Kurani Fisnik

Kurani Fisnik » Shqip » Suretu Kurejsh

Choose the reader


Shqip

Suretu Kurejsh - Vargjet Numri 4
لِإِيلَافِ قُرَيْشٍ ( 1 ) Kurejsh - Ayaa 1
Për hirë të garantimit që e gëzojnë kurejshitët!
إِيلَافِهِمْ رِحْلَةَ الشِّتَاءِ وَالصَّيْفِ ( 2 ) Kurejsh - Ayaa 2
Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimërit dhe verës!
فَلْيَعْبُدُوا رَبَّ هَٰذَا الْبَيْتِ ( 3 ) Kurejsh - Ayaa 3
Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie,
الَّذِي أَطْعَمَهُم مِّن جُوعٍ وَآمَنَهُم مِّنْ خَوْفٍ ( 4 ) Kurejsh - Ayaa 4
I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!

Random Books

  • Libri i TeuhiditËshtë e ditur se shkenca për akiden islame është shkenca bazë e cila meriton të përkujdesemi për ta mësuar dhe për t’ua mësuar të tjerëve dhe prej saj varet pranimi i veprave dhe saktësia e tyre. Sidomos kur ne jetojmë kur janë shtuar grupet e devijuara si: Rryma e ateizmit, rryma e sufizmit dhe dervishizmit, rryma e idhujtarisë bashkëkohore – adhurimit të varrezave, rryma e risive të cilat janë në kundërshtim me traditën profetike dhe që tërë këto rryma janë të rrezikshme po që se muslimani nuk është i armatosur me dijen e akides së vërtetë e cila mbështetet në Librin e Allahut dhe Synetin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). ky libër është shkruar në lëmin e akides dhe autori është kujdesur të jetë i shkurtër dhe i qartë. Shejhu e ka mbështetur librin e tij në burime të shumta të dijetarëve e sidomos në librat e Shejhul Islam Ibn tejmijes, Ibn Kajjimit, Muhamed b. Abdul Vehabit dhe dijetarë që i përkasin kësaj thirrjeje të begatshme.

    Botuesi : Ministria e Punëve Islame, Vakëfit, Daves dhe Udhëzimit

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314452

    Download :Libri i Teuhidit

  • Nektari i vulosur i XhenetitNevoja e umetit për njohjen e sires (jetëpërshkrimit) të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe përfitimi nga burimi i virtyteve të tij, është shumë e madhe dhe e domosdoshme. Sireja është dhe do të mbetet fondi historik, burimi kulturor dhe metodologjia shkencore e praktike nga e cila do të përfitojnë brezat njëri pas tjetrit. Çdokush që shpreson shpërblimin e Allahut dhe takimin me Të në botën tjetër e konsideron të Dërguarin e Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) shëmbëlltyrë të tij. Allahu i lartësuar thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” [El Ahzab: 21] Për shkak të rëndësisë së njohjes së Sires e kemi shtuar edhe këtë libër i cili veçohet me metodologjinë e tij të lehtë dhe të thjeshtë. Libri ka fituar çmimin e parë në garën për librin më të mirë të shkruar rreth Sires. Garë të cilën në vitin 1396 h. e ka organizuar Liga e Botës Islame.

    Autor : Safijurr-Rrahman El Mubarekfuri

    Source : http://www.islamhouse.com/p/289730

    Download :Nektari i vulosur i XhenetitNektari i vulosur i Xhenetit

  • Ramazani muaji i AllahutArtikuj të shumtë, udhëzime të ndryshme, përfshirje e suksesshme e një sërë tematikash që lidhen me Ramazanin dhe agjërimin e tij. Ky libër i përzgjedhur ju mundëson të njiheni me një sërë dispozita, urtësi dhe meditime rreth këtij muaji të bekuar.

    Autor : Një Grup Hoxhallarësh

    Rishikim : Driton Lekaj

    Source : http://www.islamhouse.com/p/231890

    Download :Ramazani muaji i Allahut

  • Porosi ProfetikeLibër të cilin e shkroi Shejhu i nderuar Abdul Kadër El Arnauti (Allahu e mëshiroftë) në të cilin përmblodhi pesë hadithe të cilat përmbajnë në vete porosi dhe këshilla gjithëpërfshirëse duke iu dhënë një koment të shkurtër por, tërheqës dhe të thuktë.

    Autor : AbdulKadir El Arnaut

    Përkthim : Rijad Misini

    Source : http://www.islamhouse.com/p/289720

    Download :Porosi ProfetikePorosi Profetike

  • Një mesazh i vetëm!Ky libër flet për mesazhin e vetëm me të cilin janë ngarkuar tërë pejgamberët dhe të dërguarit që nga koha e Ademit e deri te pejgamberi ynë, Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Si dhe dallohet për shkak të vërtetimit të njëshmërisë së Allahut – monoteizmit përmes librave të krishterëve dhe jehudëve (Dhjata e vjetër dhe e re), të cilat i posedojnë tash para vetes.

    Autor : Naxhi b. Ibrahim El Arfexh

    Përkthim : Bledar Haxhiu

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314454

    Download :Një mesazh i vetëm!Një mesazh i vetëm!