Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Nektari i vulosur i Xhenetit

  • Nektari i vulosur i Xhenetit

    Nevoja e umetit për njohjen e sires (jetëpërshkrimit) të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe përfitimi nga burimi i virtyteve të tij, është shumë e madhe dhe e domosdoshme. Sireja është dhe do të mbetet fondi historik, burimi kulturor dhe metodologjia shkencore e praktike nga e cila do të përfitojnë brezat njëri pas tjetrit. Çdokush që shpreson shpërblimin e Allahut dhe takimin me Të në botën tjetër e konsideron të Dërguarin e Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) shëmbëlltyrë të tij. Allahu i lartësuar thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” [El Ahzab: 21] Për shkak të rëndësisë së njohjes së Sires e kemi shtuar edhe këtë libër i cili veçohet me metodologjinë e tij të lehtë dhe të thjeshtë. Libri ka fituar çmimin e parë në garën për librin më të mirë të shkruar rreth Sires. Garë të cilën në vitin 1396 h. e ka organizuar Liga e Botës Islame.

    Autor : Safijurr-Rrahman El Mubarekfuri

    Source : http://www.islamhouse.com/p/289730

    Download :Nektari i vulosur i XhenetitNektari i vulosur i Xhenetit

Random Books

  • Rijadus SalihinNjë ndër enciklopeditë më të njohura të Hadithit. Ky libër do të jetë udhërrëfyes për secilin që ndi¬hmohet me të dhe shërbehet në kërkimin dhe veprimin e veprave të mira, si dhe do të jetë ndalesë prej të këqijave dhe katas¬trofave të ndryshme. Me pak fjalë ky libër është një ndër librat pa të cilat nuk duhet të mbetet shtëpia e myslimanit.

    Autor : Ebu Zekerija En Nevevi

    Source : http://www.islamhouse.com/p/231837

    Download :Rijadus SalihinRijadus Salihin

  • Agjërimi vullnetarAgjërimi fakultativ (vullnetar): është një libërth që përmban rëndësinë e agjërimit vullnetar, disa rregulla të përgjithshme rreth agjërimit vullnetar, pastaj agjërimet ditore të lejuara si: dita e hënë dhe enjte, agjërimi i tre ditëve të çdo muaji, dita e Ashurasë dhe dita e Arafatit, pastaj ato të ndaluara: agjërimi i ditës së Xhuma të vetme, agjërimi i gruas pa lejen e burrit, agjërimi i bajrameve, agjërimi i ditëve të teshrikut dhe një apo dy dite para muajit të Ramazanit dhe për fund agjërimi i muajve në bazë të radhitjes së tyre vjetore.

    Autor : Sedat Islami

    Rishikim : Driton Lekaj

    Source : http://www.islamhouse.com/p/321755

    Download :Agjërimi vullnetarAgjërimi vullnetar

  • Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të tyre-

    Autor : Një Grup Hoxhallarësh

    Botuesi : Uebfaqja i pjesës së Dhjetë të fundit nga Kurani - http://www.tafseer.info

    Source : http://www.islamhouse.com/p/384093

    Download :Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të tyre

  • Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësKy libërth flet për vlerën e ditës së Xhuma dhe veçoritë me të cilat Allahu i lartësuar e ka dalluar nga ditët e tjera. Gjithashtu flet edhe për shumë dispozita që kanë të bëjnë me ditën e Xhuma në përgjithësi dhe me namazin e xhumasë në veçanti.

    Autor : Salih El Kurdi

    Përkthim : Selim Sulejmani

    Source : http://www.islamhouse.com/p/329572

    Download :Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës

  • Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi SheriatiShejhu (Allahu e mëshiroftë) e përshkruan librin e tij me fjalët: “Prej mirësive të sheriatit të Allahut xh.sh. është përkujdesja ndaj drejtësisë duke ia kushtuar një rëndësi të veçantë ... Drejtësia është dhënia çdo kujt hakun që i takon, duke mos e tepruar në të e as pakësuar. Ne me ndihmën e Zotit xh.sh. do të mundohemi që të sqarojmë diç për të drejtat gjegjësisht obligimet më kryesore të cilat i ka njeriu ndaj të tjerëve” E këto të drejta janë si vijon: 1. Obligimet ndaj Allahut të madhëruar. 2. Obligimet ndaj të Dërguarit të Zotit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) 3. Obligimet ndaj prindërve. 4. Obligimet ndaj fëmijëve. 5. Obligimet ndaj të afërmve. 6. Obligimi i bashkëshortëve ndaj njëri- tjetrit. 7. Obligimi ndaj fqinjit. 8. Obligimi ndaj muslimanëve – në përgjithësi.

    Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin

    Përkthim : Dr. Shefqet Krasniqi

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314463

    Download :Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi Sheriati

Choose language

Choose Suretu

Choose tafseer

Participate

Bookmark and Share