Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Shefati, ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit
Shefati, ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit
Ky libër shtjellon një ndër tematikat më të rëndësishme të akides e që është: “Shefati - Ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit” dhe në shtjellimin e së cilës kanë devijuar grupe të shumta. Autori sjell besimin e Ehlu Sunetit rreth Shefatit, i cili është besimi mesatar dhe i vërtetë në këtë çështje. Shejhu i nderuar e trajton këtë temë përmes disa kapitujve, si: Kuptimi i shefatit dhe argumentet që e vërtetojnë atë dhe dallimi mes shefatit në këtë botë dhe në tjetrën, llojet e shefatit të Pejgamberit (alejhis salatu ues selam) dhe kush bën shefat përveç tij, kushtet e shefatit dhe shkaqet e përfitimit të tij dhe në fund flet rreth shefatit sipas kundërshtarëve të Ehlu Sunetit dhe përgjigja ndaj tyre.Autor : Nasir b. Abdurr-Rrahman El Xhudej
Rishikim : Justinian Topulli
Përkthim : Altin Plumbi
Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/354324
Random Books
- Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi SheriatiShejhu (Allahu e mëshiroftë) e përshkruan librin e tij me fjalët: “Prej mirësive të sheriatit të Allahut xh.sh. është përkujdesja ndaj drejtësisë duke ia kushtuar një rëndësi të veçantë ... Drejtësia është dhënia çdo kujt hakun që i takon, duke mos e tepruar në të e as pakësuar. Ne me ndihmën e Zotit xh.sh. do të mundohemi që të sqarojmë diç për të drejtat gjegjësisht obligimet më kryesore të cilat i ka njeriu ndaj të tjerëve” E këto të drejta janë si vijon: 1. Obligimet ndaj Allahut të madhëruar. 2. Obligimet ndaj të Dërguarit të Zotit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) 3. Obligimet ndaj prindërve. 4. Obligimet ndaj fëmijëve. 5. Obligimet ndaj të afërmve. 6. Obligimi i bashkëshortëve ndaj njëri- tjetrit. 7. Obligimi ndaj fqinjit. 8. Obligimi ndaj muslimanëve – në përgjithësi.
Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin
Përkthim : Dr. Shefqet Krasniqi
Source : http://www.islamhouse.com/p/314463
- Kurani Fisnik dhe përkthimi i domethënieve të tij në gjuhën shqipeKy është përkthimi më i njohur i domethënieve të Kuranit Fisnik në shqip. Ky botim ka pas fatin të botohet nga Kompleksi i Mbretit Fehd për botimin e Kuranit si dhe është i vetmi përkthim që është i shoqëruar me komentim.
Botuesi : Kompleksi i Mbretit Fehd për Botimin e Kuranit
Source : http://www.islamhouse.com/p/232
- Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitNë këtë libër Shejhu i mirënjohur, AbdulMuhsin El Abbad, flet rreth obligimit për trajtimin me butësi dhe mirësi të pasuesve të Sunetit dhe mosashpërsisë ndaj tyre në sjellje, dave dhe gjithashtu gjatë urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja në mesin e tyre.
Autor : Abdul Muhsin b. Hamed El Abbad El Bedr
Përkthim : Bilal Shkrepi
Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/354736
- Bëhu Musliman ProduktivKy libër është përmbledhje e 2 viteve të mendimeve produktive, ideve dhe këshillave. I përpiluar nga një mori artikujsh të zgjedhur dhe me një dizajn shumë tërheqës, ka përmbledhur rregulla dhe udhëzime të ndryshme të cilat ia mundësojnë muslimanit të jetë produktiv dhe dobiprurës në jetën e tij.
Botuesi : Uebfaqja 'Muslimani Produktiv' - http://www.productivemuslim.com
Source : http://www.islamhouse.com/p/354812
- Fragmente nga jeta e SahabëveKy libër paraqet fragmente nga jeta e një numër të shokëve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Atyre të cilët ishin yje të udhëzimit dhe të cilët u edukuan në djepin e shkollës profetike. Lexuesi që hulumton bukurinë gjuhësore dhe artin e tregimit do ta gjen në këtë libër. Ai që mundohet që t’i merr shëmbëlltyrë këta burra fisnikë do ta arrin dëshirën e tij, sikur që edhe ai që e hulumton të vërtetën historike do ta percepton atë.
Autor : Abdurr-Rrahman Rafet Basha
Source : http://www.islamhouse.com/p/289724












