Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Islami dhe Krishterizmi

  • Islami dhe Krishterizmi

    “Viteve të fundit publiku shqiptar është ballafaquar me literaturë të shumtë rreth Islamit dhe Krishterimit. Libri të cilin e keni në duar synon që të japë një pikëpamje alternative në shumicën e çështjeve të cilat i ndajnë këto dy besime. Duke konsultuar burime autoktone të dy besimeve sikur edhe duke hyrë në thellësinë e dorëshkrimeve të vjetra të shkrimeve kristiane, e edhe atyre kur‟anore gjithashtu, kemi dhënë ide të përgjithshme për çështje si: a është Jezusi (Isai a.s) Zot, a u kryqëzua ai për të na larë nga mëkatet, cila është Fjala e pandryshuar e Perëndisë – Bibla apo Kurani, etj.”

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314473

    Download :Islami dhe Krishterizmi

Random Books

  • Pengesat në rrugëRruga për në Ahiret është e gjatë dhe në të hasim pengesa të shumta. Autori në këtë libër flet rreth këtyre pengesave dhe paraqet metodën e largimit të tyre nën dritën e Kuranit dhe Synetit si dhe vë theksin se besimtari duhet të qëndrojë i paluhatur derisa të arrijë në fund të kësaj rruge.

    Autor : AbdulMelik El Kasim

    Rishikim : Bahri Curri

    Përkthim : Driton Maxhuni

    Source : http://www.islamhouse.com/p/228769

    Download :Pengesat në rrugëPengesat në rrugë

  • Mburoja e muslimanit - Lutje nga Kurani dhe SunetiMburoja e muslimanit është një libër i begatë që përmbledh lutjet dhe dhikrin (përmendjen e Allahut) për të cilin ka nevojë muslimani gjatë ditës dhe natës si dhe në raste të ndryshme me të cilat përballet gjatë jetës së tij. Ky libër është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe atë në miliona e miliona ekzemplarë, vetëm në islamhouse ekziston në më tepër se 30 gjuhë.

    Autor : Seid b. Ali b. Vehf El Kahtani

    Rishikim : Driton Lekaj

    Source : http://www.islamhouse.com/p/354804

    Download :Mburoja e muslimanit - Lutje nga Kurani dhe Suneti

  • Një mesazh i vetëm!Ky libër flet për mesazhin e vetëm me të cilin janë ngarkuar tërë pejgamberët dhe të dërguarit që nga koha e Ademit e deri te pejgamberi ynë, Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Si dhe dallohet për shkak të vërtetimit të njëshmërisë së Allahut – monoteizmit përmes librave të krishterëve dhe jehudëve (Dhjata e vjetër dhe e re), të cilat i posedojnë tash para vetes.

    Autor : Naxhi b. Ibrahim El Arfexh

    Përkthim : Bledar Haxhiu

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314454

    Download :Një mesazh i vetëm!Një mesazh i vetëm!

  • Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësKy libërth flet për vlerën e ditës së Xhuma dhe veçoritë me të cilat Allahu i lartësuar e ka dalluar nga ditët e tjera. Gjithashtu flet edhe për shumë dispozita që kanë të bëjnë me ditën e Xhuma në përgjithësi dhe me namazin e xhumasë në veçanti.

    Autor : Salih El Kurdi

    Përkthim : Selim Sulejmani

    Source : http://www.islamhouse.com/p/329572

    Download :Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës

  • Bazat e Teuhidit - Monoteizmi IslamTevhidi, njësimi i Zotit, është thelbi i besimit islam. Njerëzit janë të urdhëruar ta zbatojnë këtë koncept në tokë, në çdo hap të jetës, që nga ditët e Ademit. Në këtë libër fillimisht sqarohen kategoritë e tevhidit e më pas libri në mënyrë të qartë flet për kategorinë: Tevhidul – Ibade (Njësimin e Allahut në adhurim) dhe sqaron rëndësinë e tij pasi që të gjithë Pejgamberët (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi ta) kanë thirrur në të. Libri flet për bindjet dhe veprat e njerëzve të cilat bien në kundërshtim me të, e të cilat fatkeqësisht janë shumë të përhapura në mesin e muslimanëve edhe në ditët e sotme.

    Autor : Bilal Filips

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314440

    Download :Bazat e Teuhidit - Monoteizmi Islam